Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë e të qartë sot nga Vlora, ku ka deklaruar se rinia “do ta shpartallojë thellë ekipin e bandave të Astirit dhe horrave të Rilindjes”.
Meta e ka dhënë këtë mesazh nga një takim me tfutbollistët e vegjël të Vlorës, me të cilët ka pasuar edhe topin.
Në videon që ka publikuar në Fb, Presidenti ka lënë këtë shënim domethënës: “Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore.
U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë”, ka theksuar kreu i shtetit.