Pengimi i emigrantëve për të votuar përmes karantinës, ankimi i LSI-së i shkon Apelit

0

Vendimi i Komitetit të Eksperteve të Shëndetësisë që u ndalon votimin emigrantëve shqiptarë nga Greqia e Maqedonia e Veriut i kalon për shqyrtim Apelit.

Gjykata Administrative shpalli këtë të premte mos kompetencën për të shqyrtuar këtë çështje.

Padia u dorëzua në këtë gjykatë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kjo parti kërkon anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për shtetasit shqiptarë nga dy vendet fqinje. Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me kushtetutën.

Kundër vendimit të Komitetit Teknik u deklarua edhe Presidenti Meta e Avokati i Popullit.

Drejtuesit e dy institucioneve e konsideruan privimin e emigrante nga e drejta e votës si një akt diskriminues dhe anti-kushtetues.

Nëse Apeli nuk shprehet brenda dy ditësh, atëherë mbetet në fuqi vendimi i Komitetit të Ekspertëve të Shëndetësisë, të cilët e argumentuan këtë akt me faktin se shëndeti ka më shumë vlerë se vota.

Artikulli i mëparshëmFlet eksperti që parashikoi rezultatin e saktë në Kosovë: Ja si ndahen mandatet mes PS, PD dhe LSI
Artikulli i radhësBasha thirrje administratës publike nga Lezha: Mos kini frikë, votoni për ndryshimin