Me anë të një video-mesazh në rrjtetet sociale Facebook dy futbollistë të kombëtares shqiptare kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha.
Mesfushori i kuqezinjve dhe lojtari Taulant Xhaka shprehet se për të mirën e sportit dhe për të mirën e Shqipërisë qytetarët duhet të votojnë ndryshimin.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit,votoni ndryshimin.”, shprehet Taulant Xhaka.
Ndërkohë të njejtën deklaratë e përforcon edhe mesfushori Migjen Basha.