Lufta ndaj COVID në Shqipëri / Vjen superlajmi nga Pëllumb Pipero

0
Lufta me koronavirusin në Shqipëri / Vjen superlajmi nga Pëllumb

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se rreth 65% e qytetarëve të Tiranës janë ekspozuar ndaj virusit Sars Cov 2, duke arritur imunitetin e tufës.

“Tirana është mbi 65 për qind e imunizuar. Shqipëria, në fund të majit, ose në mes të qershorit, arrin që të ketë atë që quajmë imuniteti i tufës”.

Mes mijëra pacientëve që ka trajtuar në më shumë se një vit pandemi, Pipero tregon se ka ndjekur një numër të konsiderueshëm të të prekurve nga variant britanik i virusit, i cili po qarkullon edhe në vendin tonë

“Kam trajtuar disa pacientë më variantin britanik, pjesa klinike pothuajse është e njëjtë. Covid 1 është relativisht e qetësuar; Covid 3 dhe 4 janë mbyllur”, tha Pipero për Vizion Plus.

Pipero shprehet se tubimet e mbajtura nga partitë politike gjatë fushatës elektorale me shumë gjasa do të sjellin rritjen e shifrave të të infektuarve.

“Besoj se do të ketë një shtim relativ të pacientëve pas zgjedhjeve. Besoj se do të jetë kryesisht mes moshave të reja dhe të mesme, sepse ata janë më aktivë në fushatë.”

Artikulli i mëparshëmKrahasimi i fotove/ Transformimi fizik i Elisës bëhet subjekt i fushatës
Artikulli i radhësNjë ditë përpara zgjedhjeve, Albana Vokshi ‘kap mat’ Manastirliun: KQZ po hesht!