Mijëra qytetarë protestojnë në Londër kundër masave kufizuese të qeverisë

0
‘Kundër masave kufizuese të qeverisë’/ Mijëra qytetarë protestojnë në Londër

Mijëra protestues janë mblodhur sot në Londër duke brohoritur “Bashkohuni për Liri!” kundër kufizimeve të pandemisë, vaksinave apo pasaportave, megjithë rihapjet e bareve, dyqaneve dhe palestrave.

Me fishekzjarre dhe pankartat ku thuhej “Liria është e panegociueshme”, protestuesit pa maska mbanin “shiringa” gjigande llastiku, për të luftuar ato që quanin mbanin “vaksinime të detyrueshme.”

Mes tyre ishte ish-lideri i partisë laburiste Jeremy Corbyn dhe i vëllai Piers, i cili ka organizuar dhe marrë pjesë në disa marshime kundër politikave të Covid 19.

Turmat nuk i vunë veshin thirrjeve të policisë për të mos u grumbulluar në grupe të mëdha dhe marshuan përmes kryeqytetit.

Ndërkohë policia britanike është zotuar të reagojë ndaj çdo sjelljeje anti-sociale në fundjavën e dytë të “lirisë” në Britani, teksa temperaturat në Londër kanë arritur në rreth 20C.

Organizatorët e protestës inkurajonin pjesëmarrësit të “bënin sa më shumë zhurmë” gjatë mitingut por “të shmangnin krijimin e turmave”. Ata instruktonin gjithashtu njerëzit të “lidhnin krahët nëse policia tentonte të ndërhynte”, ndersa thanë se qëllimi ishte të luftojnë masat e koronavirusit dhe “normalen e re”./ Panorama/

Artikulli i mëparshëmMeta: Ngjarja në Divjakë mund të parandalohej, kishte 4 denoncime kundër shefit të komisariatit
Artikulli i radhës‘Sulme ajrore në seri’/ Nis ofensiva ushtarake turke në veri të Irakut