Një ditë përpara zgjedhjeve, Albana Vokshi ‘kap mat’ Manastirliun: KQZ po hesht!

0
Një ditë përpara zgjedhjeve, Albana Vokshi ‘kap mat’

Një ditë para zgjedhjeve, që përkon edhe me heshtjen zgjedhore, kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Albana Vokshi ka denoncuar sipas saj, një shkelje të Kodit Zgjedhor, që ia faturon ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut.

Sipas Vokshit, ministrja ka ngritur një zyrë elektorale pranë qendrave të votimit tek “Servete Maçi” në Tiranë.

Kandidatja e PD pretendon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka heshtur prej dy javësh, për këtë zhvillim, por sipas saj, edhe për shkelje të tjera.

“Ogerta Manastirliu ka ngritur një zyrë të re elektorale pranë qendrave të votimit tek Servete MaÇi. KQZ heshti prej dy javësh edhe për shkelje të tjera”, u shpreh Vokshi.

Artikulli i mëparshëmLufta ndaj COVID në Shqipëri / Vjen superlajmi nga Pëllumb Pipero
Artikulli i radhësAskush nuk e dinte/ Reperi i njohur zbulon ‘live’ se është djali i politikanit shqiptar të Partisë Socialiste