Dita e nesërme do të jetë një ditë e shënuar për shqiptarë, në zgjedhje që do të përcaktojnë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.
Interesante nesër do të jetë edhe momenti I votimit të drejtuesve kryesorë të partive dhe institucioneve më të lartë shtetërore.
Kryetari i Partisë Demokratike, Basha do të votojë në QV të vendosur në Kopshtin 13, Njësia 8 Tiranë.
Ndërkohë që nuk është përcaktuar ende ora se kur do të votojë.
Ndërsa Presidenti Meta do të votojë në orën 7.30 të mëngjesit, në kopshtin nr 31, në ish-Bllok.