Dicka më pak se një javë pasi shpërtheu çështja e Super League (dhe katër ditë pas dështimit të saj), presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ripërshkroi ato momente të trazuara gjatë një interviste me British Daily Mail dhe shprehu fjalë lavdërimi për britanikët (“Unë isha vërtet i impresionuar nga reagimi i qeverisë së MB “). Por së pari Ceferin sulmoi përsëri sjelljen e Andrea Agnellit: “Po orkestroheshin gjëra për të cilat unë nuk isha në dijeni dhe ai më gënjente duke më dhënë siguri”.
“Ishte shumë stresuese, ndjeva sikur isha futur në lavatriçe – kujton numrin një të UEFA – të shtunën unë shkova në Zvicër nga vendi im i lindjes, tetë orë me makinë, dhe kisha gjithçka gati për të folur rreth reformave të reja për Champions League dhe kupat evropiane. Isha gati të falënderoja Agnelli, por që nga ajo kohë e kam ndryshuar diskutimin katër herë. Po orkestroheshin gjëra për të cilat unë nuk isha në dijeni, djaloshi (Agnelli) po më gënjente duke thënë ‘Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë …’. Në fund të fundit, ishte e vërtetë dhe unë duhej të tregoja publikisht se çfarë ndodhi “.
Ceferin ka mbetur i impresionuar gjithashtu nga reagimi i tifozëve, të cilët protestuan ashpër kundër idesë se një kompeticion si Super League mund të vinte në jetë: “U befasova nga reagimi i tifozëve, i të gjithë komunitetit të futbollit dhe, duhet të them, edhe shoqërisë në përgjithësi. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Uefa bëri pjesën e saj, klubet që ishin me ne bënë pjesën e tyre. Por dukshëm pjesën më të madhe e bënë njerëzit. Më bëri përshtypje absolute qeveria britanike: kam pasur shumë biseda telefonike me Kryeministrin Johnson dhe Sekretarin e Shtetit Doëden në këto 48 orë çmenduri. Ata ishin në anën e duhur të historisë në momentin e duhur dhe kjo më goditi. Kjo përpjekje e përbashkët dëshmon se jo gjithçka është në shitje, që nuk mund të shfaqesh me miliardat e tua dhe të thuash ‘Nuk më intereson tradita, historia, gjithçka që duam, sepse kam para të mjaftueshme dhe do të blej gjithçka’. Nuk ekziston, ky koncept nuk mund të kalojë ”.
Pastaj edhe kërcënimi, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj klubeve të ‘duzinës së ndyrë’, që, njofton Ceferin, do të konsiderohen të gjithë përgjegjës, edhe pse në mënyra të ndryshme: “Për mua ka tre grupe në këtë situatë – shpjegoi ai – gjashtë ekipet angleze, pastaj tre të tjerët (Atletico Madrid, Inter dhe Milan) dhe së fundmi ata që mendojnë se toka është e rrafshët dhe ende shpresojnë në Super League. E mes këtyre dhe të tjerëve ekziston një ndryshim i madh. Të gjithë, në një farë mënyre, do të mbajnë përgjegjësi”.
Në ç’mënyrë? “Të shohim. Gjithkush duhet të pranojnë pasojat për atë që bënë dhe ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk ka ndodhur. Nuk mund të bësh diçka të tillë dhe thjesht të thuash: ‘Unë u ndëshkova sepse të gjithë më urrejnë.’ Ata i krijuan vetë problemet”, përfundoi presidenti i UEFA-s.