“Ditë më të bukura do të vijnë”/ Albin Kurti voton si qytetar shqiptar! Ja mesazhi që jep…

0
albin kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi ka hedhur votën e tij për zgjedhjet në Shqipëri, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Teksa ka shprehur vullnetin e tij si qytetar shqiptar, ai ka deklaruar se  ditë më të bukura e presin Shqipërinë.

“Moti është i mirë , kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Shqipërisë. Faleminderit dhe suksese”, tha Albin Kurti.

Albin Kurti votoi në Tiranë dhe ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur Bojken Abazi.

Artikulli i mëparshëm“Rroftë Surreli”/ Mesazhi i Ramës pas votimit: Fitoftë më i miri
Artikulli i radhës“Kujt nuk i pëlqejnë dy gishtat unë ngre dhe grushtin”/ Presidenti Meta: U njoftuam për disa problematika, shpresoj të jenë…