Gjenden të vdekur 53 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur pak ditë më parë

0
Gjenden të vdekur 53 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur pak ditë më parë

Një nëndetëse indoneziane e cila u raportua e zhdukur ditë më parë është gjetur e copëtuar në ujërat pranë Balit, tha ushtria të dielën, derisa konfirmoi se 53 personat në ekuipazh kishin vdekur.

“Kishte pjesë të KRI Nanggala 402 – ajo ishte thyer në tre pjesë”, tha Shefi i Stafit të marinës, Yudo Margono.

Sipas Al Jazeera, kreu ushtarak indonezian, Hadi Tjahjanto, tha për medien se “të gjithë 53 personat në bord kishin vdekur”.

Nëndetësja – një nga pesë në flotën e Indonezisë – u zhduk të mërkurën gjatë ushtrimeve të drejtpërdrejta të trajnimit në ishullin e pushimeve Bali të Indonezisë.

Autoritetet thanë se ata morën sinjale nga vendndodhja më shumë se 800 metra në thellësi gjatë ditës së diel, dhe përdorën një automjet shpëtimi nëndetëse nënujore e siguruar nga Singapori për të marrë një konfirmim vizual. 

Artikulli i mëparshëmTentoi të fotografonte votën, arrestohet arbitri shqiptar i futbollit
Artikulli i radhësBiden dhe Putin po shqyrtojnë vendimin për një takim në Qershor