
Drejtuesi i mjetit që në mes të ditës theu barrierat e vendosura rreth e rrotull dhe rrezikoi qytetarët në sheshin “Skënderbej” dyshohet se ishte i droguar. Ai është identifikuar si Arben Mema, 32 vjeç.
Drejtuesit të mjetit i janë gjetur edhe disa doza kanabisi. Po kështu mësohet se para se të hynte në sheshin “Skënderbej”, ai ka përplasur disa makina rrugës.