Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat ditën e djeshme deklaroi se asnjë person nuk do të lejohet me telefon në qendrat e votimit, për të shmangur në këtë mënyrë fotografimin e votës.
Mesa duket, disa qytetarë nuk e kanë marrë parasysh këtë paralajmërim pasi, një incident është regjistruar në gjimnazin “ Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Raportohet se një qytetar është kapur nga komisionerët duke fotografuar votën.
Këta të fundit kanë lajmëruar policinë, e cila ka ndërhyrë duke marrë masat përkatëse.