Nga Elbasani, Presidenti Ilir Meta ka sqaruar simbolin e dy gishtave gjatë procesit të votimit. Në një prononcim pas takimit që pati me Gazment Bardhin në Elbasan, Meta tha se ka zgjedhur të vijë në këtë qyteti pasi ka pasur informacione për disa problematika në procesin zgjedhor.
“Kujt nuk i pëlqejnë dy gishta unë ngre edhe grushtin, por grushti është i popullit. Dy gishtat janë simbol i fitores së kushtetues dhe vendosmërisë për të forcuar themelet e republikës sot përmes votës së lirë.
U njoftova që kishte nja dy problematika teknike thuhet. Shpresoj të jenë teknike. Do njoftojmë KQZ që të merren masa.
Fola në telefon me Sorecën dhe i kërkova që të përqendrohen këtu për të vëzhguar procesin për të parandaluar cdo incident që mund të dëmtojë procesin në Elbasan, sepse arsye ka nëse i referohemi ngjarjes të disa ditëve më parë, për të cilën nuk kemi asnjë sqarim shterues”, tha Meta.