
Pas incidentit në mes të Tiranës në sheshin “Skënderbej” , kryeministri Edi Rama është takuar me të riun që ndali ngjarjen që mund të sillte si pasojë humbjen e dhjetëra jetëve.
I riu që u identifikua me emrin Klodian, arriti të neutralizonte 32-vjeçarin Arben Mema, i cili hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve që gjendeshin aty.
