“Në Britaninë e Madhe ka përfunduar faza pandemike e Covid. Tashmë virusi është në fazë endemike”. Njoftimi vjen në rradhët e ‘Telegraph’ përmes zërit të Sarah Walker, docente e statistikës mjekësore dhe epidemiologjike në Oksford.
Shkencëtarja ka sqaruar pastaj se ‘endemia’ nënkupton se virusi ëshët këtu për të qendruar por infeksionet po pakësohen në mënyrë domethënëse duke prodhuar një ‘optimizëm të kujdesshëm”.
Walker është koordinatore e një studimi që vlerëson ndikimin real të fushatës së imunizimit britanik, duke analizuar rezultatet e testeve covid të më shumë se 350 mijë qytetarëve mes dhjetorit dhe prillit.