Partia Demokratike ka dhënë një mesazh për qytetarët që sot kanë mundësinë të votojnë për zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e tyre të ri për katër vitet e ardhshme. Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo, tha se “ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!”
“Po shohim një rritje të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje anekënd Shqipërisë, – tha Garo.
“Kudo në Shqipëri qytetarët dalin të votojnë. Kjo është një ditë historike feste për demokracinë. U bëjmë thirrje të gjithëve të dalin dhe të votojnë – të mos e humbin mundësinë. Ky është momenti juaj. Ky është momenti i Shqipërisë. Dilni dhe votoni!”