Plas keq në Fushë-Krujë, incident mes deputetit Rrahman Rraja dhe anketueses së Exit Poll…

0
“Vajza është kërcënuar, dhe i keni thënë se

Në qendrën e votimit ditën e sotme në fshatin Bubq ka ndodhur një incident mes deputetit socialist Rrahman Rraja dhe një anketuesje të Exit Poll.

Mes tyte ka pasur një debat të fortë. Sipas burimeve Rraja ka larguar anketuesen e Exit Poll,  nga ambienti i jashtëm i qendrës së votimit duke i thënë mashtruese. Më pas ka qenë gazetarja e Ora News, që ka ndërhyrë, duke i thënë se anketuesja e cila është larguar me fyerje nga deputeti ka autorizim. Ndërkohë Rraja e ka mohuar se e ka quajtur mashtruese anketuesen.

Rrhman Rraja: Ku ta di unë, se ju nuk e shtypni butonin për PD-në. Ata janë studentë, po kush ma mbush mendjen mua

Gazetarja: Ata nuk kanë ardhur të ju mbushin mendjen juve

Rrhman Rraja: Më erdhën mbrapa.

Gazetarja: Vajzën e keni larguar ju

Rrhman Rraja: Unë i kam thënë largohu

Gazetarja: I keni thënë vajzës mashtruese

Rrhman Rraja:  Nëse i kam thënë se je mashtruese , unë dorëzoj mandatin dhe jap dorëheqjen. Unë i thashë që të dilni nga këtu atje.

Gazetarja: Janë të autorizuar të qëndrojnë në ambientet e votimit. Vajza nuk ka ardhur për fushatë.

Rrhman Rraja:  Ashtu tha fshatari, që ka ardhur për fushatë.

Gazetarja: Vajza është kërcënuar, dhe ju i keni thënë se është mashtruese.

Rrhman Rraja:  Çfarë të keqe ka po të rrijë këtu dhe jo atje.

Artikulli i mëparshëmMakina përplas motorin, drejtuesi në gjendje të rëndë (VIDEO)
Artikulli i radhësIncident në qendrën e votimit në Tiranë, ndërhyn URGJENT policia, ja çfarë zbuluan