Gazetari i njohur Artan Hoxha është shprehur se dëshira për të patur sa më tepër vota individuale e kandidatëve, në këtë rast e Taulant Ballës, ka bërë që shumë qytetarë të gabojnë duke e nxjerrë të pavlefshme fletën e votimit.
Sipas Hoxhës, shumë vota në Elbasan kanë dalë të pavlefshme pasi qytetarët kanë votuar “12” për Partinë Socialiste ndërsa “x” nuk e kanë vendosur te “8” e kandidatëve të PS, por te një subjekt tjetër politik.
“Kjo ka ardhur si pasojë e dëshirës së kandidatëve për sa më shumë vota individuale. Ndaj Balla pa dashur i hoqi mandatin e 9-të PS në Elbasan”, tha Hoxha në “Opinion”.