Kupa e Italisë do zhvillohet me tifozë

0
Kupa e Italisë do zhvillohet me tifozë

Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Juventusit me 19 maj do zhvillohet me 20 për qind të kapaciteteve të stadiumit.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Mapei”, që është shtëpia e Sassuolos. Praninë e tifozëve e ka konfirmuar sekretari i ministrisë së shëndetësisë së Italisë, Andrea Costa.

“Komiteti teknik është duke studiuar rikthimin e tifozëve në stadiume dhe ndeshjet të zhvillohen në siguri, ndërsa duhet ndjekur plotësisht masat anti-COVID”, tha ai.

Italia do këtë të paktë 25 për qind të tifozëve në “Olimpico” nga 11 qershor për ndeshjet e Evropianit 2021.

Artikulli i mëparshëmLind foshnja gjingande 5.8 kg në Angli, habitet stafi mjekësor
Artikulli i radhësTronditet Porto, super skualifikim dhe super gjobë për Conceicao