Lind foshnja gjingande 5.8 kg në Angli, habitet stafi mjekësor

0
Lind foshnja gjingande 5.8 kg në Angli, habitet stafi mjekësor

Amber Cumberland, 21-vjeçare nga Anglia ka qëndruar 24 orë në maternitet derisa solli në jetë vajzën e saj Emili.

Gjatë shtatëzanisë mjekët i thanë se ajo pret binjakë dhe barku i saj filloi të rritej ekstremisht shumë.

Vajza e sapo lindur peshonte 5.8 kilogramë dhe është zyrtarisht e porsalindura e dytë në Angli që thyen këtë rekord.

Kur vajza filloi të dilte, fytyra e mjekëve ishte e tronditur, por më pas ata filluan të qeshnin kur e panë dhe i thanë nënës “Urime, ke lindur vetëm një vogëlushe”.

Emili ishte tepër e madhe, duke arritur madhësinë mesatare të një foshnje 36 javore me skanimin e saj 32 javor.

Nëna u mundua shumë gjatë lindjes, pësoi shumë lëndime dhe dëmtime. Ditët e para ajo nuk merrte dot vajzën në krahë për ta ushqyer, për shkak të plagëve që kishte marrë, por më pas gjithçka u normalizua.

“Veshjet që kishim sjellë nuk i përshtateshin asaj, por për fat të mirë kishin disa rroba rezervë 0-3 muaj dhe stafi i spitalit u vu në kërkim të pelenave më të mëdha në të gjithë pediatrinë. Infermieret e spitalit vinin dhe vizitonin vajzën time për të parë peshën e saj dhe për të bërë foto me të pasi ishte shumë e madhe. Unë dhe bashkëshorti jemi shumë të lumtur me vajzën tonë të mrekullueshme”, është shprehur Amber.

Artikulli i mëparshëmArtan Hoxha bën deklaratën e bujshme/ Ja si Taulant Balla i hoqi mandatin e 9-të Partisë Socialiste në Elbasan
Artikulli i radhësKupa e Italisë do zhvillohet me tifozë