“Ishte e ditur, tani është zyrtarisht e zezë mbi të bardhë, raporti i gjykatës argjentinase ka konfirmuar gjithçka që kam denoncuar që nga ai 25 nëntor i trishtë. Pa respekt, pa profesionalizëm, pa asnjë keqardhje dhe dashuri, ata e lanë të vdiste Diego Armando Maradonën, i cili atyre i kishte hapur dyert e shtëpisë së tij dhe u besoi jetën. Tani përgjegjësit, jo vetëm mjekët dhe infermierët, por edhe asistentë dhe organizatorë të ndryshëm, do të duhet të pësojnë dhe të vuajnë dënime të rënda dhe të paguajnë dëmshpërblimin më të madh të llogaritur ndonjëherë në histori”. Kështu ka deklaruar Angelo Pisani, përfaqësuesi ligjor i kampionit argjentinas, pasi raporti mjekësor konfirmoi se vdekja e Pibe de oro ishte “e shmangshme”.
“Maradona – vazhdoi Pisani – vuante nga insuficenca kardiake e veshkave dhe cirroza. Mjekët konfirmuan se vdekja u shkaktua pikërisht nga sëmundjet e mëparshme të zemrës. Askush nuk ishte i interesuar ta ndihmonte dhe ta trajtonte zemrën e tij që nuk po funksionon më siç duhet, sepse, sipas raportit, ish-kapiteni i ekipit kombëtar nuk kishte kontrolle adekuate mjekësore. Raporti gjithashtu zbulon të vërteta të tjera, që Diego vdiq ndërmjet orës 4.00 dhe 6.00 në mëngjesin e 25 nëntorit ndërsa ai ishte duke fjetur… prandaj kundërshton deklaratat e para që tregonin se Maradona ishte ngritur në mëngjes dhe vë në pikëpyetje, mbi të gjitha, deklaratën e infermieres Daiana Madrid. Asistentja, një nga 7 të pandehurit, tani duhet të sqarojë pse gënjeu dhe të zbulojë nëse ka ndjekur urdhëra. Raporti ndërlikon më tej pozicionin e mjekëve që trajtonin Maradonën, Leopoldo Luque dhe Agustina Cosachov, siç përcaktohet në dosje. Asnjë prej tyre nuk i kishte vënë re simptomat ose i minimizuan ato”.
“Në çështjet civile – përfundoi Pisani – ata që janë përgjegjës për vdekjen e Maradonës do të thirren gjithashtu për të paguar dëmet. Secilit trashëgimtar, anëtar të familjes dhe palës së dëmtuar mund t’u njihet kompensim pro-kuotës sipas shkallës së familjaritetit dhe marrëdhënies personale.” Për fëmijët rreth 500 mijë, në rastin e vëllezërve/motrave 150 mijë, ndaj nipave 100 mijë dhe pastaj ka edhe dëmtim për tifozët e zjarrtë të tij”. Në procedurat civile, për kërkesën për humbjen e pasurisë, trashëgimtarët do të jenë në gjendje të pyesin përgjegjësin për shuma të pallogaritshme nëse marrim parasysh se Maradona mund të fitonte një milion euro në ditë, edhe 100 milion në vit mund të jetë shumë që kanë humbur trashëgimtarët, duke patur parasysh se kampioni mund të kishte edhe 15/20 vite të tjera. Me pak fjalë, është procesi gjyqësor më i çmuar i përgjegjësisë profesionale në botë me një kërkesë për kompensim prej mbi mijëra miliona euro, megjithatë, asgjë në krahasim me milionat e zemrave dhe ëndrrave të thyera.