Është arrestuar 26-vjeçari Florjan Tonuzi i cili i mori jetën vëllait të tijë një ditë më parë, duke e qëlluar për vdekje me thikë. Vrasja është në orët e para të ditës së djeshme, në fshatin Alabegi në Maqellarë të Dibrës. I riu humbi jetën në spital.
Autori Florian Tonuzi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Para një viti, 26-vjecari kishte rrahur të atin, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin. Këto janë pamjet nga fshatin Alabegi në Maqellarë, ndërsa fqinji tregon se gjendja shëndetësore e Florian Tonuzit u përkeqësua pasi doli nga burgu.