Çfarë simbolizon festivali Lag B’Omer që shkatoi dhjetëra viktima në Izrael

0
Çfarë simbolizon festivali Lag B’Omer që shkatoi dhjetëra viktima në Izrael

Festivali Lag b’Omer është një festë fetare hebraike vjetore që shënon përjevjetorin e vdekjes së një rabini me ndikim, që vdiq rreth XIX shekuj më parë. Është ngjarja më e madhe vjetore publike e mbajtur në Izrael.
Rabini Shimon Bar Yochai ishte një i mençur dhe dijetar i shekullit të II-të, të cilin shumë njerëz e konsiderojnë se është autori i Zohar, veprës që shërben si tekst themelor në misticizmin hebre.

Image
Çdo vit, hebrenjtë ortodoksë udhëtojnë në një numër të madh në qytetin Meron dhe festojnë duke ndezur zjarre dhe duke kënduar e vallëzuar deri në oret e para të mëngjesit.
Në malin Meron besohet të jetë varrosur rabini.

Image
Një tjetër traditë kryesore është që prindërit i sjellin djemtë në moshën 3-vjeçare në varrin e Shimon Bar Yochai, për prerjen e tyre të parë.
Festivali u shkurtua kryesisht vitin e kaluar, për shkak të kufizimeve të Covid-19. Pavarësisht thirrjeve nga Ministria Izraelite e Shëndetësisë, që këshillojnë njerëzit të mos vijnë, turma të mëdha, ata ende u dyndën në Meron.

Image
Zakonisht, vetëm hebrenjtë ortodoksë bëjnë pelegrinazh në Meron, megjithëse hebrenjtë laikë në të gjithë Izraelin marrin pjesë duke ndezur zjarre.

Image
Image
Artikulli i mëparshëmElon Musk humbi rreth katër miliardë dollarë brenda ditës
Artikulli i radhësVIDEO/ Ishulli në Karaibe kthehet në ‘shkretëtirë’, shpërthimi i vullkanit la pasoja të rënda