Çifti misterioz nga Shqipëria, çfarë fshihet pas arratisë së biznesmenit më të kërkuar turk

0

Bosi i kriptomonedhës së famshme turke “Thodex” Faruk Fatih Özer dyshohet se erdhi dhe u fsheh në Shqipëri pas skandalit prej 2 milird dollarësh që shpërtheu atje teksa kompania shpalli falimentin. Mediat turke raportojnë se ai u zhduk nga vendi me 2 miliard dollar duke lënë “me gisht në gojë” mijëra persona që kishin besuar dhe investuar në kriptomonedhën turke “Thodex”, raporton ABC News.

Siç raportojnë mediat turke, fillimisht ai erdhi në Shqipëri dhe u prit nga një çift shqiptarësh në aeroportin e Rinasit duke u dërguar më pas në një banesë ku qendroi për disa kohë. Ishte pikërisht kjo banesë që u kontrollua nga policia shqiptare duke  arrestuar edhe dy persona, por jo të shumë kërkuarin Faruk Fatih Özer sipas mediave turke.

Këto të fundit raportojnë se ai e kishte planifikuar para një muaji arratinë pasi çifti misterioz shqiptar kishte udhëtuar në këtë kohë për në Turqi duke u takuar me Faruk Fatih Özer. Ky i fundit i priti ata disa ditë në Turqi.

Skandali “Thodex” është një ndër më të mëdhatë në Turqi për momentin, pasi mendohet se kanë qenë më shumë se 300 mijë turq që investuan në këtë kriptomonedhë, e cila shpalli menjëherë falimentin duke mos u kthyer atyre asgjë.

Artikulli i mëparshëm“Diktatori” Erdogan merr vendimin, ndalon qytetarët të filmojnë policinë në protesta
Artikulli i radhësVideo/ Ra me gjithë peshën mbi kokë: Humb jetën pas një muaji luftëtari i sumos