Një 51 vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës.
Policia bën me dije se I. J., 51 vjeç ishte duke punuar në katin e dytë të banesës dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.