Themeluesi i ndërmarrjeve “Space X” dhe “Tesla”, Elon Musk, humbi pothuajse katër miliardë dollarë gjatë ditës së kaluar, sipas “Indeksit të Miliarderëve Bloomberg” (BBI).
Kjo nuk është hera e parë që Musk ka humbur shuma të mëdha parash.
Kështu, dy vjet më parë, ai humbi 16 miliardë dollarë brenda një dite, për shkak të rënies së aksioneve të kompanisë “Tesla”.
Është gjithashtu humbja më e madhe në histori e indeksit të miliarderëve Bloomberg, regjistruar në një ditë.
Sipas të dhënave të BBI, pasuria e Mask është më pak me 3.95 miliardë dollarë dhe arrin në 175 miliardë dollarë.
Pavarësisht, ai është ende në vendin e dytë të njerëzve më të pasur në botë.
Në radhë të parë është themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, me një pasuri prej 202 miliardë dollarësh dhe gjatë ditës së kaluar, pasuria e tij u rrit me 707 milion dollarë.