Një kalimtare është aksidentuar sot në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.
Nga detajet që dihen deri më tani, bëhet me dije se kalimtarja është plagosur rëndë dhe mori ndihmën e parë nga qytetarët që rastisën në vendngjarje.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është është shoqëruar për në polici.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.