Gjykata Federale e Apelit ndëshkon presidentin e Lazio Claudio Lotito. Gjykatësi Torsello në fakt i ka dhënë të drejtë Prokurorisë Federale, duke rritur dënimin për numrin një të bardhekaltërve krahasuar me atë të dhënë në shkallën e parë: nga 7 në 12 muaj përjashtim, një rrethanë që e largon atë për gjithë jetën nga qeveria e futbollit. Duke marrë parasysh 2 muajt e ndalimit që Lotito kishte marrë në 2012 për “agjentopoli”, tejkalohen mjaftueshëm 12 muaj plus një ditë skualifikim që përcaktohen me rregullore për konfiskimin e të gjitha posteve federale dhe pamundësinë e zgjedhjes në të ardhmen.
Konfirmohen ndërkohë 12 muajt, që Gjykata Federale u kishte dhënë dy mjekëve Pulcini dhe Rodia, ndërsa gjoba për klubin është rritur nga 150 në 200 mijë euro. Duhet kujtuar se si kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë kishte ankimuar si Prokuroria e udhëhequr nga Chinè ashtu edhe Lazio, që shpresonte për një shfajësim të plotë. Siç ishte njoftuar në të kaluarën, tani klubi do të apelojë në Kolegjin e Garancisë në Coni, shkalla e fundit e gjykimit sportiv.