Vdekja e të paktën 44 njerëzve gjatë pelegrinazhit hebre “është një nga katastrofat më të këqija” në historinë e Izraelit, tha Kryeministri Benjamin Netanyahu sot.
Kryeministri izraelit shkoi në vendin e aksidentit këtë mëngjes dhe deklaroi të Dielën një ditë zie.
“Fatkeqësia në malin Meron është një nga më të këqijat që goditi shtetin e Izraelit,” shkroi Netanyahu në Twitter.
Të paktën 44 njerëz u vranë dhe më shumë se 150 u plagosën natën e kaluar në një trazirë të krijuar midis dhjetëra mijëra hebrenjve ultra-ortodoksë në një vend të shenjtë në Izraelin verior.
Supozohet se dikush u pengua në një kalim të ngushtë që të çonte në shenjtëroren, gjë që shkaktoi trazira dhe panik në mesin e besimtarëve.
Me rastin e festës së Lag BaOmer, besimtarët ultra-Ortodoksë mblidhen në Malin Meron. Ka një turmë të madhe në festime, me vallëzim dhe ndezjen e një zjarri kampi.