Tashmë nuk është diçka e re se partia në pushtet ka përdorur procesin e legalizimit për tu marrë votat qytetarëve. Por PD tashmë pretendon se ka në dorë edhe provat. Nëpërmjet një video, ajo ka denoncuar ekzistencën e një skeme të mirëorganizuar, ku tashmë është provuar që këshilltarja e Belinda Ballukut, Laureta Omeri, është marrë direkt me blerjen e votave nëpërmjet legalizimit të banesave.
Gazmend Bardhi sot ka bërë present në media përgjimin e bisedave në ëhatsapp që faktojnë se për më shumë se 1 muaj administrata publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve. Në bisedën e përgjuar ka detaje të ndërtesave dhe adresave për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike që janë vënë në shërbim të kësaj skeme, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera. Disa herë punonjësit e legalizimeve porositen që tu thonë banorëve se ndodhen aty me “urdhër të shefes”. Në një tabelë poshtë duket e shkruar qartë hallin që banori ka me legalizimin dhe emrin i atij që e patronazhon në emër të PS-së.
Përpara se të bënte publik këtë dokument PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021. Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi, tha Gazmend Bardhi.