Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 13,446 raste të reja me koronavirus nga 338,771 teste të kryera.
Shkalla e pozitivitetit për sot qëndroi në 3.97%, nga 4.3% të enjten.
Brenda ditës, siç njoftuan autoritetet e shëndetit në vend, u regjistruan edhe 263 vdekje ndërsa totali që nga fillimi i pandemisë shkon në 120,807.
Numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv u ul me 57, ndërsa 411 më pak pacientë ndodheshin të shtruar në pavijonet e tjera Covid .
Të shëruarit sot ishin 15,621.
Qe nga fillimi i pandemisë, vendi numëron 4,02 milionë të infektuar dhe 3,46 milionë të shëruar.