Ditën e sotme, Nard Ndoka ka deklaruar se do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane pasi kjo e fundit nuk arriti që të siguronte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri,” tha Ndoka.
Gjithashtu, ai ka bërë përgjegjës kreun e PD-së Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve ndërsa shtoi se një ndër gabimet ishte mos dalja në koalicion me LSI-në.
“I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës. Një ndër gabimet ishte mos dalja në një koalicion me LSI-në. Ky është dëmi më i madh që iu bë opozitën, frymës, duke na penalizuar në raport me një kundërshtar që nuk po garonte me programe me ide, po me njerëz të lidhur me krimin, duke blerë vota.”