Boris Johnson në telashe: Pse e ka të fikur celularin e tij?

0

Është zbuluar së fundi se numri personal i telefonit të Boris Johnson, kryeministrit britanik, ka qenë në dispozicion për të gjithë në Internet në 15 vitet e fundit.

Numri është renditur në fund të një njoftimi për shtyp në një kohë kur ai ishte ministër hije i arsimit të lartë në 2006.

Dokumenti, i cili informonte gazetarët të kontaktonin atë në numrin e zyrës ose telefonin e tij celular, ishte ende në dispozicion në internet këtë vit, shkruan BBC.

Deputetja Rachel Hopkins tha se disponueshmëria e numrit të kryeministrit ndikon në sigurinë, lobimin, por edhe rrezikun e shantazheve.

Downing Street nuk pranoi të komentonte historinë.

BBC është përpjekur të telefonojë numrin disa herë që kur u shfaq historia, por telefoni tani duket se është fikur.

Artikulli i mëparshëmDy njerëzit më të pasur në botë janë sërish në “luftë”
Artikulli i radhësFitoi dy herë lotarinë brenda pak ditësh, në hetim për mashtrim