SpaceX dhe Amazon, kompanitë e drejtuara nga dy burrat më të pasur në botë, Elon Musk dhe Jeff Bezos janë sërish në “luftë”.
Blue Origin, kompania e Jeff Bezos, po kundërshton vendimin e NASA-s për të lidhur një kontratë 2.9 miliardë dollarëshe me SpaceX, kompania e Elon Musk, për të ndërtuar anijet kozmike që do të ulin astronautët e ardhshëm në hënë.
Mosmarrëveshja përqendrohet specifikisht te programi Landing Human të NASA-s (HLS) i cili fillimisht kishte për qëllim që të paktën dy kompani të sektorit privat të konkurronin për të ndërtuar anijen kozmike që do të transportojë astronautët në sipërfaqen e hënës për misionet e ardhshme.
Në fillim të muajit, NASA bëri njoftimin surprizë se do të bashkëpunonte me SpaceX si kontraktori i vetëm për projektin, duke përmendur kostot si një arsye kryesore për vendimin.
Bob Smith, drejtori ekzekutiv i Blue Origin, tha se vendimi i NASA ishte i gabuar sepse gjykoi keq avantazhet e propozimit të Blue Origin dhe minimizoi sfidat teknike në SpaceX.
Ndërkaq lufta vijoi edhe në Twitter, ku Elon Musk iu referua modelit të propozuar nga Blue Origin si “Blue Balls”.