Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari zbulon ‘luftën’ që ka plasur brenda PD-së/ Ja pse Basha u vonua në daljen e tij të parë publike pas humbjes së zgjedhjeve

0
“Telefonin e ka pasur plotë”/ Ish-prokurori Shkëlqim

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari e konsideron të drejtë ‘luftën’ që ka plasur brenda PD-së në lidhje me largimin e Lulzim Bashës. Madje ai ka zbuluar edhe arsyen se përse Basha doli 1 orë me vonesë në fjalimin e parë të paralajmëruar pas humbjes së zgjedhjeve.

“Basha në fjalimin ka qenë duke u menduar edhe telefonin e ka pasur plot telefonata gjatë asaj ore që pritshin të dalë. Sido të jetë puna me të mirat e të këqijat e veta, por është lider. Ai nuk u shpreh që unë si pranoj zgjedhjet, por e la të hapur këtë histori. Procesi i PD duhet të vazhdojë me logjike me durim, shpresoj shumë që njerëzit ta bëjnë këtë për Shqipërinë dhe demokracinë. Të mos nxitohen këtë proces ta bëjnë avash avash. PD është aset i Shqipërisë që ka sjellë demokracinë. Procesi për mendimin tim ka filluar mbarë. Ka një grup njerëzish të cilët me të drejtë kërkojnë thjesht dorëheqjen e Bashës, por të bëjnë analizë të thellë nëpër forumet e tyre”, tha Hajdari.

Artikulli i mëparshëmSpartak Ngjela paralajmëron zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare/ Ja plani “i errët” i disa gazetarëve shqiptarë : Prisni dhe shikoni, ja çfarë do të dëgjoni në vijim…
Artikulli i radhësKryepiskopi Anastas, mesazh urimi për festën e Pashkës: Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj!