Zbarkimi amerikan në Shqipëri për stërvitjen e forcave të NATO-s , ‘alarmohet’ ministri rus i Mbrojtjes

0
Zbarkimi amerikan në Shqipëri për stërvitjen e forcave

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i madh forcash dhe pajisjesh ushtarake amerikane për stërvitjen ‘Defender Europe 2021’.

Por kjo nuk shikohet me sy të mirë nga Rusia.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu, i cituar nga RIA Novosti, mësohet se është shprehur se Rusia po monitoron nga afër dërgimin dhe hapjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjes “Defender Europe”.

 “Po vëzhgojmë dërgimin e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të SHBA, e cila mbërriti në portin shqiptar të Durrësit. Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake”, tha ai para disa ditësh.

Artikulli i mëparshëmArrestohet në flagrancë protagonisti i ‘Përputhen’! Efektivët e shoqërojnë me pranga në komisariatit
Artikulli i radhësKKP shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Tiranë