Kryeministri Edi Rama së bashku me të birin, Zahon, kanë zgjedhur fshatin Vuno, për të uruar dhe për të fetsuar ngjalljen e Krishtit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama uron të gjithë besimtarët ortodoksë në Ditën e Pashkëve.
“Gëzuar Pashkët ortodokse”, shkruan kryeministri.
Por, ironikisht, së bashku me të birin, Zahon shihen duke admiruar monumentin e partizanëve të rënë gjatë luftës së dytë botërore, shokët e idealit të të cilëve, pas instalimit të diktaturës komuniste, shkatërruan kishat, xhamitë dhe teqetë bektashiane, duke masakruar dhe internuar qindra klerikë, të të gjitha besimeve.
Mos vallë mesazhi i fshehur i kryeministrit Rama, është se gjatë mandatit të tretë ai do të ndjekë idealin komunist, dhe do të përpiqet ta kthejë përsëri Shqipërinë në të vetmin vend në botë, ku besimi në zot do të jetë i ndaluar me ligj!