Pas 11 vitesh, Interi u shpall kampion i Serisë A.
Një ndër lojtarët kryesorë në këtë triumf të zikaltrëve ishte Romelu Lukaku, i cili me golat e tij udhëhoqi ekipin drejt triumfit të munguar.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Lukaku shprehu gëzimin e tij teksa nuk ngurroi të thumbonte dhe Ibrahimoviçin duke i kërkuar të “përkulet” para mbretit të vërtetë.
“Zoti i vërtetë e kurorëzoi mbretin. Tani përkulu! Mbreti i Milanos”, shkruan Lukaku.