Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon në selinë e kësaj partie një takim me 71 kryetarët e degëve të partisë në rrethe.
Takimi zhvillohet pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat i fitoi Partia Socialiste mes akuzave për manipulim të votave.
Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas humbjes së zgjedhjeve.