Një mjek homoseksual është djegur i gjallë në një sulm të pretenduar homofobik në Letoni.
Normunds Kindzulis, 29 vjeç, vdiq pasi u lag me karburant dhe u përfshi nga flakët në shtëpinë e tij.
Trupi i tij pësoi 85% djegia dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Një burrë tjetër homoseksual u dogj gjithashtu ndërsa ai tentoi të ndihmonte Normunds.
Normunds u dërgua menjëherë në spital për trajtimin e djegies në kryeqytetin e Letonisë, Riga pas sulmit në 23 Prill dhe Shoqata e Organizatorëve të Krenarisë Evropiane (EPOA) konfirmoi se ai kishte vdekur fatkeqësisht.
EPOA shkroi në Twitter: Normunds Kindzulis, një viktimë e sulmit homofobik të zjarrvënies në Letoni javën e kaluar, nuk i ka mbijetuar plagëve të tij. Ngushëllimet tona më të thella partnerit dhe familjes së tij dhe gjithë komunitetit tonë në Letoni.
Kindzulis thuhet se ishte përballur me kërcënime homofobike me vdekje para se të kërkonte strehim në qytetin e qetë të Tukums, ku thuhej se ishte sulmuar fizikisht të paktën katër herë.
Viktima e dytë që pësoi djegie pretendon se të dy kishin raportuar tek autoritetet për një fqinj i cili i kërcënonte dhe i tallte ata në shtëpinë e tyre 5-katëshe.
Ai i tha për mediat e huaja: “Ne i raportuam këto kërcënime, por nuk pati asnjë reagim. Duhej të prisnin që dikush të gjymtohej ose të vritej.”
Në përgjigje të incidentit, presidenti i Letonisë Egils Levits shkroi në Twitter: Nuk ka vend për urrejtje në Letoni”.
Kryeministri Krisjanis Karins tha se krimi i tmerrshëm duhet të hetohet plotësisht.