Partizani rimerr kreun, fiton me vështirësi ndaj Apolonisë

0
Partizani rimerr kreun, fiton me vështirësi ndaj Apolonisë

Partizani ka mposhtur me shumë vështirësi Apoloninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligë.

Golin e vetëm për “Demat” e realizoi Jasir Asani në minutën e 76’, i cili pas disa tentativave gjatë ndeshjes, ia doli më në fund të gjejë rrugën e rrjetës.

Partizani ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, por përballë hasën një Romeo Hraizaj në superformë, i cili me ndërhyrjet e tij vendimtare, i mohoi golin të kuqve.

Pas kësaj fitore, Partizani kryeson Superligën me 57 pikë, 1 më shumë se Teuta e vendit të dytë.

Artikulli i mëparshëmErvin Skela emërohet trajner i U-17 të Eintracht Frankfurt
Artikulli i radhësLulzim Basha, takim në selinë blu me krerët e degëve të PD-së në rrethe