Pedagogu i ekonomisë, Igli Tola tha se për të blerë një mandat deputeti, nevojiten 500 mijë euro.
“Po të marrim një vlerë mesatare që pothuajse përmendet nga të gjitha palët dhe duket se nuk po kundërshtohet askush është një çmim që varion te 50-100 euro. Nuk mjafton me kaq sepse për të pasur një mandat elektoral duhet të organizosh edhe fushatën. Një deputeti i duhen 6 mijë deri në 10 mijë vota që të thyejë herësin, po të bëjmë një llogari të thjeshtë me një çmim prej 50 euro për të blerë një mandat deputeti, një force politike i nevojiten 500 mijë euro. Investitorët e parave të pista janë me investitorët e tjerë. Ideja e tyre është përfitimi, ideja kryesore është që të investojë 500 mijë dhe të marr minimalisht 1 milionë euro më pas. Dhe pastaj fillon rrethi vicioz i korrupsionit, sepse ne e dimë sa është paga e çdo deputeti, e çdo ligjvënësi dhe këto para nuk përfitohen as për 1 vit, as për 4 vjet dhe as për 10 vjet”, tha ai për Ora News.