Pas gjobëvënies prej 100 mijë paund të një biznesmeni nga një grup që pretendon se i është shkaktuar dëm financiar meqënëse djali tij braktisi shtëpinë e hashashit në Britaninë e Madhe, autoritetet në Shqipëri po vijojnë hetimet.
Ndërkohe pas interesimit të TCH, biznesmeni Ben Depjetri, një shqiptar me pasaportë australiane vendos të tregojë të vërtetën sipas tij.
Anila Hoxha: Si ra djali yt në kontakt me këta persona?
Ben Depjetri: Djali më tha bab unë jam duke la disa makina , tu punu. Duke la makina me këta , këta i kanë thënë ti qenke djal miliarderi, se ai shkon i difton të tëra, jam djal i Benit, asht krenar për mu.
Dhe ata i kanë thënë, okej ti s’qenke për kët punë, qenke djal i llastum, hajde bëj këtë punën tjetër. ka shkuar, ka pranu. Po e bëj sa lekë marr, i kanë thënë merr kaq lekë pas 3 muajsh mëson vetë e jeton rehat. Se unë i thashë jo bab hajde në shpi plzzz, mos e bëj këtë punë se kapesh. leri këto histori që të kanë thënë bukuritë ata. Po 2-3 ditë ma bëri kështu, aty s’kishte shtrat. Ata s’donin me i dhënë bukë i thoshin, i thoshin ke 300 paund në muaj dhe ti mos me u pa me ne. S’kë të drejtë me hap derën para , s’ke të drejtë me hap derën mbarë. Kushte jo njerëzore. Mirë që ka qenë duke punuar ilegalisht, po e kdihin intimidu, mos guxo me dalë se të vrasim, mos guxo. Trajtim çnjerëzor. I thashë bab ec, edhe pranoi , iku. Atëherë më ka plas telefoni, 3-4 ditë që ka ik djali që unë e dija.
Mbas largimit të 20 vjeçarit nga shtëpia e hashashit , i ati u gjobit dhe më pas disa persona që u nënkontraktuan nga motra e trafikantëve në Angli shkuan në biznesin e tij në Vorë.
Anila Hoxha: Kush ju kërcënoi?
Ben Depietri: Me më ardh mu e më dhën urdhër Almir … picirruk!! je picirruk me 7 vëllezër , ti më jep urdhra mua!!! Unë shkoj te shteti, unë s’vij në urdhrat e tua, unë jam rrit në Australi Picirruk okej? Ti je Picirruk me tërë kriminelat ca ke ti në Kukës e në Has. vijnë me dashje se mendojnë që jam biznesmen, i majshin në Shqipëri biznesmenet që qenkan frikacakë. Unë nuk paguaj , unë nuk jam frikacak! unë ha plumbin në gjoks. Se s’ka shet, se më bën me pas shtet i njof unë këta trima. Kam ik prej Shqipnisë 13 vjeç. jam arratis kam lënë enver hoxhën , jam djalë trim unë nuk paguaj, jetën ma hekni, lekë nuk paguaj. Merreni vesh të tënë , krejt ca jeni kriminela, tanë që veni gjoba asnjë qindarkë! asnjë qindarkë, jetën po! Nuk ruhem për ndër të familjes më vrisni kur të doni!
Në dosjen që Top Channel disponon rezulton se motra e trafikantëve pranon që vëllezërit e saj kishin shtëpi hashashi në Britani dhe se djali i biznesmenit shqiptar ju kishte bërë atyre dëm duke tentuar që t’i vidhte. Por ky qëndrim hidhet poshtë nga Depjetri.
Ben Depjetri: Janë gjobëvënës, ku është fuking policia me më vënë gjobë mu, jo or ti unë e ha plumbi në gjoks!
Burimt të Top Channel thonë se gruaja e marrë në pyetje me inicialet M.C pranon skemën dhe që kontaktoi tre shqiptareë në Tiranë për të kanosur 47 vjeçarin, por të tre ata me inicialet S.C, M. Hdhe A.D nuk janë arrestuar ende.