Zbulohet fotografia e policit “monstër” që tentoi të përdhunojë të miturën në banesën e tij (FOTO)

0

Efektivi i policisë në Lezhë, Kol Kola është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur 13-vjeçe. Mësohet se 62-vjeçari më 29 prill ka ndaluar të miturën në rrugë dhe i ka thënë se do ta shoqëronte për në komisariat.

“Eja se do të të çoj në polici,“- mësohet t’i ketë thënë Kola të voglës, dhe ajo e ka ndjekur. Por efektivi nuk e ka çuar në komisariatin e Policisë. Ai e ka dërguar në banesën e tij dhe aty ka nisur ta ngacmojë seksualisht duke tentuar përdhunimin. 

Me forcë, 13-vjeçarja ka kundershtuar veprimet e efektivit dhe ka arritur t’i shpëtojë nga duart 62-vjeçarit duke vrapuar e tmerruar për në banesën e saj. Bashkë me prindërit, e mitura ka ngritur kallëzimin për Kolën, dhe më pas ky i fundit është arrestuar nga SHÇBA-ja. Sipas njoftimit, efektivi akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të një punonjësi policie, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprën penale, “Ngacmim seksual”. Ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësi i policisë K.K. ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.

Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake  të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”. Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Featured image of article: EMRI/ “Hajde se do të të çoj në komisariat”, arrestohet polici 62-vjeçar në Lezhë, mashtroi dhe tentoi të përdhunojë të miturën në banesën e tij, 13-vjeçarja i shpëtoi nga duart
Artikulli i mëparshëmVangjel Dule: U bllokua vota e emigrantëve, të përsëriten zgjedhjet në…
Artikulli i radhësEMCDDA: Pandemia e nxiti më tej përdorimin e drogës/ Në Shqipëri shtohen vdekjet nga mbidoza