Aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur në aksin Milot – Morinë (Emri)

0
Aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur në aksin Milot - Morinë/ Emri

Një aksident me një viktimë dhe dy të plagosur ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur Ura me harqe. Mësohet se ka ndërruar jetë Fitor Ollomani, 35 vjeç nga Kukësi, nga përplasja e dy makinave, një Benz me një Volkswagen.

Policia tha se Benz-i që drejtohej nga Z. L dhe ku ishte pasagjer Gj.T, është përplasur me Volkswagen-in që drejtohej nga viktima, Fitor Ollomani, 35 vjeç dhe ku ishte pasagjere edhe një grua me iniciale A.M.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen shoferi i mjetit Volkswagen, Ollomani, kurse të tjerët kanë marrë dëmtime. Në spitalin e Traumës në Tiranë janë dërguar pasagjerja e viktimës me iniciale A.M si dhe drejtuesi i Benz-it, shtetasi Z.L.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmAnila Hoxha: Grupet kriminale nuk kanë më frikë, veprojnë dhe në sy të Policisë
Artikulli i radhësBrazil/ Si në filma aksion: 28 vrarë në operacionin policor kundër trafikantëve të drogës