Brazil/ Si në filma aksion: 28 vrarë në operacionin policor kundër trafikantëve të drogës

0
Brazil/ Si në filma aksion: 28 vrarë në operacionin policor kundër trafikantëve të drogës

Numri i të vdekurve nga një operacion policor kundër trafikantëve të drogës në Rio de Janeiro është 28 u shpreh dje policia në raportin e fundit të viktimave të operacionit më të përgjakshëm policor në historinë e këtij qyteti brazilian.

Njëzet e katër persona të tjerë dhe një oficer policie u vranë gjithashtu në operacionin e së enjtes në favela Zakarezino në veri të Rio.

“Inteligjenca konfirmoi se të vdekurit ishin shpërndarës të drogës . Ata qëlluan mbi oficerët e policisë për t’i vrarë ata, me urdhër, ” u tha shefi i policisë Alan Turnowski gazetarëve.

Gjakderdhja ka tërhequr kritika të forta nga grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, e cila ka fajësuar policinë për humbjen e jetës “së dënueshme dhe të pajustifikueshme” në një lagje kryesisht me ngjyrë dhe të varfër.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) dje bëri thirrje për një hetim të pavarur në operacionin policor. 

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut Rupert Colville foli për përdorimin “joproporcional dhe të pakuptimtë” të forcës policore.

Artikulli i mëparshëmAksident me një të vdekur dhe dy të plagosur në aksin Milot – Morinë (Emri)
Artikulli i radhësKopshti Botanik/ Fjalët virale të gjyqtarit: Po e ruajmë nga pushteti