Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në spektaklin e humorit, “Klanifornia”.
Përballë aktorit, Albano Bogdo në rolin e Blendi Fevziut, Ngjela është vënë në siklet nga pyetjet pikante.
Albano Bogdo e ka pyetur direkt Spartak Ngjelën nëse është agjent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Pjesë nga intervista
Albano Bogdo: Do ta pranoni hapur këtu në Opinion te unë Gilbert Fevziu që jeni agjenti më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu në Shqipëri? Që jeni agjent i CIA-s, i FBI, i DEA-s?
Spartak Ngjela: Jam përfaqësues i qytetërimit amerikan që në momentet e komunizmit! Bota ecën nëpërmjet qytetërimit. Dy janë shpikjet më të mëdha të njerëzimit ose arritjet më të mëdha të njerëzimit. Se mos më thoni teoria e relativitetit dhe rrota? Jo!
Albano Bogdo: Kush janë?
Spartak Ngjela: Perandoria Romake dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy krijimet më të mëdha të mendjes njerëzore. Po të ishim në kohë të Romës do isha përfaqësues i qytetërimit romak. Unë jam me qytetërimin që dominon.