“Ky qytet është më i riskuar”, Epidemiologu flet për situatën e COVID/ Ja çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë

0
“Ky qytet është më i riskuar”, Epidemiologu flet

Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se edhe gjatë vjeshtës do ndeshemi me një tjetër valë infektimesh.

“Më shumë se gjysma e popullsisë është ende e pa vaksinuar”, shprehet epidemiologu Alban Ylli.

Në fakt, kryeqyteti nuk konsiderohet me risk të madh tanimë, kur një pjesë e madhe e qytetarëve ose e kanë kaluar ose janë vaksinuar. Ndonëse Tirana ende ka numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus. Por, ndryshe paraqitet situata në rrethe dhe kryesisht në jug të Shqipërisë.

“Tirana ka shumë, por nuk gjen terren virusi për të infektuar, ndërsa po të shikosh Gjirokastrën ata që janë aktivë infektojnë ende të tjerë”, shprehet më tej Ylli.
Gjithsesi, procesi i vaksinimit po vijon në Shqipëri me ritme të shpejta dhe deri në vjeshtë numri i të vaksinuarve do të jetë edhe më i lartë.

Artikulli i mëparshëmCako zbulon planin e frikshëm të industrisë farmaceutike: Njerëzit do sulmojnë njëri-tjetrin si kanibalë
Artikulli i radhësÇmimet në ‘stratosferë’/ Bes Kallaku, paralajmëron turistët