Importet Evropiane të naftës rriten fortë gjatë muajit prill/ Bursa për datën 10 Maj 2021

0

Importet e naftës bruto në Evropë u rritën me afër 1 milion bpd muajin e kaluar, raporton Bloomberg, duke përmendur edhe rritjen e menjëhershme të çmimeve të produktit të papërpunuar Brent.

Nigeria, Shtetet e Bashkuara dhe Brazili ishin ndër eksportuesit që përfituan nga trendi i çmimeve ku ndikoi fortë edhe mirëmbajtja e planifikuar në disa nga fushat naftëmbajtëse më të mëdha prodhuese në Detin e Veriut dhe një rimëkëmbje, megjithëse e dobët, e kërkesës për naftë në kontinent.

“Kërkesa në rritje nga Evropa mund të lidhet me parashikimin e lehtësimit të bllokimeve në muajt në vijim,” sipas Emmanuel Belostrino, një analist në Kpler, siç citohet nga Bloomberg.

Çmimet e naftës regjistruan dy javë rresht rritje pavarësisht shtimit në rastet e Covid-19 në Indi, e cila është ndër importuesit kryesorë në botë të naftës. Ndërsa rastet në Indi u rritën në rritme gjashtë shifrore çdo ditë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara filluan të rihapen më aktivisht falë vaksinimeve, të cilat nxitën optimizmin për kërkesën.

Bursa për datën 10 Maj 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA650.75– 0.50
DIESEL548.25+ 1.75
BRENT68.65– 0.16

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmGjatë vitit pandemik, detyrimet e biznesit në Tatime u shtuan me 44 mln euro, stoku 1 miliard euro
Artikulli i radhësNdahet nga jeta ‘bosi i drogës’, i kapur me 80 kg heroinë dhe i akuzuar për disa ekzekutime (EMRI+FOTO)