Super receta/ Speca të mbushur me quinoa dhe mish pule

0

Jeni në kërkim të një infuzioni të kuzhinës tradicionale me atë moderne?

Mos kërkoni më tej!

Ju sapo keni gjetur atë që ju nevojitej. Kjo recetë do t’iu lejë pa frymë, aroma tradicionale, shija moderne, dhe paraqitja “instagramable” do t’iu bëjë me të vërtetë kuzhinieren më të mirë në rrethin tuaj shoqëror!

Çfarë ju nevojitet:

2-3 speca të kuq, 1 domate e prerë në kubik, 1 qepë e grirë imët, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 filxhan kuinoa, 1 gotë ujë, 1 fileto pule, ½ tufë majdanoz (copëtuar imët), Kripë, piper

Si ta përgatisim:

1.Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën.

2.Pas gati 5 minutash shtoni fileton e pulës të ndarë në copa të vogla.

3.Pasi të kenë marrë një ngjyrë të lehtë, shtoni kunoan dhe domatet. I përzieni mirë, shtoni ujin dhe i lini të ziejnë.

4.Nga fundi i shtoni kripë, piperin dhe majdanozin.

5.Lani mirë specat, i prisni kokën, por jo tërësisht.

6.I mbushni me masën që përgatitët, i mbyllni specat dhe i fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

Ju bëftë mirë!

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët gjejnë kurën për Covid-19, e konsiderojnë si çelësi për fundin e pandemisë
Artikulli i radhësI dënuar me 7 vite burg, arrestohet, 48-vjeçari në Lezhë